Avioni i zhdukur, Kina intensifikon kërkimet

Pas publikimeve të imazheve satelitore, Kina ka intensifikuar kërkimet për gjetjen e avionit të ‘Malaysia Airlines’ që rezulton i zhdukur prej ditësh.Autoritetet kineze kanë dërguar edhe dy avionë të tjerë ushtarakë në Perth të Australisë për t'u bashkuar me operacionet e kërkimit ndërkombëtarë.Ekipet po kërkojnë në zona të gjera të pjesës jugore të Oqeanit Indian pasi imazhet e reja satelitore të publikuara, kanë ngritur shpresat se avioni mund të jenë në këtë zonë.Kina publikoi dje imazhe satelitore të një objekti në sipërfaqen e Oqeanit Indian në jugperëndim të Australisë.Ministri malajzian i mbrojtjes Hishammuddin Hussein u tha gazetarëve se një satelit kinez kishte pikasur një objekt me përmasa 22.5 dhe 13 metra në një zonë ku zyrtarët shpresojnë të gjejnë avionin e zhdukur.Megjithatë ai tha se nuk ka konfirmim se objektet e gjetura në atë zonë i takojnë avionit të zhdukur dhe nuk dha më shumë informacion.Hishammudin tha se shqetësimi i tij më i madh është se nëse objektet e diktuara nuk i takojnë avionit të humbur, përpjekjet e kërkimit do të rikthehen përsëri në dy korridore të një “zone masive”.Ndërkohë avioni i linjës ajrore “Malaysia” me 239 pasagjerë në bord që ishte nisur drejt Pekinit tashmë prej dy javësh rezulton I zhdukur dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e pasagjerëve.