Erdogan “rrëzon” avionin e Assad, Turqia: Sulmi pasi cënoi hapësirën ajrore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2014, 14:18
Forcat ushtarake turke kanë qëlluar mbi një avion sirian i cili po kalonte pranë kufirit të Turqisë.Lajmi bëhet i ditur nga kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan i cili ka theksuar avionik ushtarak sirian ka cënuar hapësirën ajrore të Turqisë.Sipas BBC-së, sulmi ka ndodhur pranë zonës ku rebelët siriane po luftojnë me forcat qeveritare të presidentit Bashar Al Assad.Ndërkohë mbi 100,000 persona janë vrarë që kur ka nisur konflikti në Siri. Rreth 6.5 milion sirianë janë zhvendour nga vendi dhe 2.5 milion janë regjistruar si refugjat.Pjesa më e madhe e refugjatëve sirianë ndodhet në Liban, e ndekur nga Jordania dhe Turqia.







