Ukraina tërheq ushtrinë e saj nga Krimeja
Presidenti në detyrë i Ukrainës Oleksandr Turchnyov, i ka dhënë urdhër Ministrisë së mbrojtjes, për të tërhequr të gjitha forcat e saja ushtarake nga gadishulli Krimeja.Urdhëri është dhënë për shkak të kërcenimeve nga ana e ushtrisë ruse për ushtarakët e Ukrainës dhe familjarët e tyre.Njoftimi për tërheqjen e ushtrisë vjen disa orë pasi trupat ruse duke përdorur granata çorientuese dhe duke qëlluar me armë, hapën rrugën e tyre për të deopërtuar në bazën e marinave ukrainase Feodosia.Gjatë marrjes së kësaj baze ushtarake, nuk është raportuar për të plagosur.Kjo bazë ishte ndër objektet e pakta ushtarake të Ukrainës në Krime që ende po mbante flamurin ukrainas.Vetëm në fundjavë, dy baza të tilla janë marrë nga ana e ushtrisë ruse.Ministria e mbrojtjes e Rusisë bëri më dije një ditë më herët se tashmë flamuri rus, valvitet mbi 189 baza ushtarake në Krime.