Fule vizitë dyditore në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2014, 08:53
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fuele, mbërrin sot në Kiev, për një vizitë dyditore.Me autoritetet e Ukrainës, ai pritet të diskutojë zbatimin e pjesës politike të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në.Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka nënshkruar pjesën politike të MSA-së me liderët evropianë, më 21 mars në Bruksel.Nënshkrimi i këtij kapitulli është vlerësuar si një lëvizje simbolike në kohën e tensioneve ndërkombëtare rreth aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.