Egjipt, dënim me vdekje për 529 mbështetësit e Morsit

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 529 mbështetësit e presidentit të përmbysur Muhamed Morsi dhe partisë së “Vllazëria muslimane”.Avokati mbrojtës, Ahmad al-Sharif njoftoi se të akuzuarit u shpallën fajtorë për akuza të ndryshme duke përfshirë sulmin ndaj policëve dhe vrasjen e një oficeri të policisë, gjatë demonstratave të dhunshme në gusht. Ndaj vendimit, palët kanë të drejtë ankese.Avokati al-Sharif bëri me dije se 16 përkrahës të partisë Vllazëria myslimane u liruan.Rasti kundër 545 mbështetësve të Morsi dhe partisë së tij, ishte shtyrë disa herë.Avokatët mbrojtës thanë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për paraqitjen e rastit në gjykatë.Megjithatë, shumë nga tashmë të dënuarit, u gjykuan e dënuan në mungesë.