Franca tronditet nga rezultati i zgjedhjeve lokale, rritje shqetësuese e ekstremistëve

Politika franceze është tronditur nga rezultati i partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen në zgjedhjet lokale që u mbajtën fundjavën e kaluar.Socialistët në pushtet të presidentit Francois Hollande humbën terren në përgjithësi.Opozita franceze në zgjedhje mori 47 % të votave, ndërsa Partia Socialiste dhe aleatët e saj morën 38%, ndërkohë që partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen arriti të merrte 5% të votave, duke dalë kështu forcë e tretë.Fronti Kombëtar, partia ekstremiste e djathtë fitoi në disa qytete në jug të vendit. Ky shqetësim ka detyruar Kryeministrin Jean-Marc Ayrault që tu bëjë thirrje qytetarëve të dalin në votime në mënyrë që në raundin e dytë të sigurohet fitore mbi përfaqësuesit e partisë ekstremiste.Për këtë arsye Socialistët kanë njoftuar se do të bashkojnë forcat me partinë e GjelbërT dhe me Partinë Komuniste në një përpjekje për të bllokuar Frontin Kombëtar në raundin e dytë të zgjedhjeve.Fronti Kombëtar është një parti kundër politikave të Bashkimit Europian dhe kërkon masa të rrepta kundër emigracionit. Përveç fitores në disa qytete në jug të Francës, partia e ekstremit të djathtë arriti të dalë e dyta në Marsejë, ndërsa kandidoi vetëm në 600 nga 36 000 njësi zgjedhore.Analistët e shohin rezultatin befasues të partisë së ekstremit të djathtë si shprehje të rebelimit dhe pakënaqësisë kundër partive tradicionale.Ndërkaq në garë për të drejuar Parisin janë dy gra. Kandidatja e së majtës, Anne Hidalgo pritet të fitojë me një avantazh të lehtë votash përballë rivales së qendrës së djathtë, Nathalie Kosciusko-Morizet.Kjo ishte prova e parë e madhe për Presidentin Hollande, pas gati dy vitesh në pushtet, prej të cilës natyrisht ka dalë i pakënaqur dhe popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm.Francezët votojnë për të zgjedhur këshilltarët dhe krerët e Komunave në fshatra, qyteza dhe qytete. Ende vijon numërimi i votave dhe raundi i dytë do të mbahet fundjavën që vjen.