Rusia merr bazat ushtarake në Krime, NATO: Kujdes me forcat në kufi me Ukrainën
Forcat ruse tashmë i kanë nën kontroll pothuajse të gjitha bazat ushtarake të Ukrainës në Krime.Gjatë ditës së djeshme, forcat e Rusisë e morën kontrollin e dy bazave të tjera.Në bazën ajrore Belbek, makina të blinduara kanë depërtuar me dhunë në bazë, ndërsa pastaj ka pasur edhe të shtëna. Një ushtar ukrainas është plagosur.Baza tjetër, ajo në Novofedorovkaa, afër qytetit Sebastopol, është liruar pasi protestuesit e paarmatosur pro-rusë ishin përpjekur që të depërtonin me forcë.Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës tha se trupat ruse, poashtu, kanë marrë anijen më të madhe të flotës ukrainase.Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, tha se Britania dhe aleatët e saj, duhet ta shqyrtojnë mundësinë e kufizimeve afatgjata të shitjes së armatimit dhe bashkëpunimi ushtarak me Rusinë, pas aneksimit “tmerrues” të Krimesë.