Avioni i zhdukur në Malajzi,autoritetet kineze gjejnë “objekte të dyshimta”

Objektet e dyshimta që ishin vërejtur nga grupet kërkuese të Austrialisë, tashmë janë gjetur nga një aeroplan kinez, duke u rritur kështu mundësia që “objektet e dyshimta” mund të jenë pjesë të aeroplanit të zhdukur të “Malaysia Airlines”.Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, ekuipazhi i avionit IL-76, tashmë kanë hasur në dy objekte relativisht të mëdha dhe disa të tjera më të vogla që janë të bardha e të shpërndara në disa kilometra.Lokacioni i “objekteve të dyshimta” është gjetur teksa gjatë javës së kaluar autoritetet e australisë kanë bërë me dije se kanë parë objekte të dyshimta në Oqeanin Indian.Objektet e vërejtura nga autoritetet australiane nuk ishin gjetur deri më tani. Identifikimi i lokacionit të tyre është një shpresë për kërkuesit të cilët janë në javën e tretë të kërkimit të aeroplanit.Aeroplani Boeing 777 është zhdukur më 8 mars ndërsa kishte në bord gjithsej 239 persona.