Megan Fox zhvishet në filmin e saj te ri "This is 40"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2012, 13:18
Megan Fox zhvishet dhe shijon një zhytje në pishinë, teksa ka veshur një bikini të zi, tepër të hollë. Nuk është ndonjë skenë reale, por thjesht një fragmenti i shkëputur, prej videos promovuese të filmit të saj të fundit të titulluar "This is 40".Aktorja bukuroshe dhe një ndër femrat më seksi në botë, interpreton në komedinë e re si shitësja Desi, e cila shihet rregullisht e veshur në mënyrë të pamjaftueshme gjatë skenave humoristike të filmit. Megan luan në komedinë "This is 40" përkrah aktorëve të tjerë si Paul Rudd, Leslie Mann dhe Jason Segel, ndërkohë që në qendër të skenarit është një çift, që ka peripeci gjatë martesës dhe jetës që duhet të përballojnë si 40-vjeçar.