Hollande: Do anulohet samiti BE-Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2014, 16:10
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka deklaruar se samiti midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, i planifikuar për në muajin qershor, do të anulohet, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia.Hollande i ka bërë këto komente në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin e ministrave të BE-së.Këta të fundit diskutojnë sot dhe nesër për përgjigjen e bllokut ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia.Pritet që liderët të shtojnë listën e njerëzve që u ndalohet udhëtimi dhe t`u ngrijnë asetet.Lista që është publikuar më 17 mars, përmban tetë Krimenë, 13 politikanë rusë, të rangut të ulët, si dhe disa zyrtarë ushtarakë.