Rusia mbron referendumin, Churkin: Ditë historike për Krimenë
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara i ka mbrojtur veprimet e vendit të tij në Krime. Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB , Churkin ka vlerësuar traktatin e nënshkruar më 18 mars ne te cilin u deklarua se Krimea është pjesë e Rusisë."Dje ishte një ngjarje historike - populli i Krimesë u bashkua me atë rus, të cilët kishin 60 vjet në pritje. Duke përdorur të drejtën ndërkombëtare si një procedurë demokratike, pa asnjë presion të jashtëm , me referendum demokratik, njerëzit e Krimesë kanë realizuar të drejtën e tyre për vetëvendosje , e cila është e sanksionuar në të gjitha dokumentet të Kombeve të Bashkuara dhe të akteve ndërkombëtare", tha Churkin.Ndërkohë Rusia po përballet me sanksionet tashmë të vendosura nga Perëndimi dhe SHBA-japër veprimet e saj në Krime.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmusen tha se aneksimi i Krimesë me referendumin e mbajtur është i paligjshëm dhe minon të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore.Ndërsa Presidenti Barack Obama përjashtoi përfshirjen ushtarake në Ukrainë , duke thënë se Shtetet e Bashkuara " nuk kanë nevojë për të shkaktuar një luftë të vërtetë".Ambasadori i Ukrainës në OKB , Yurii Klymenko u tha diplomatëve në Gjenevë se ka tregues te qarte se Rusia do te perdore fuqine e saj ushtarake ne te gjithe Ukainën, nga Jugu në Veri. Por Rusia nga ana e saj mohoi këto paralajmërime. Krimea vijon të jetë e trazuar, ku forcat ruse po marrin ne kontroll shume institucione. Dje marina e Krimese u pushtua nga forcat ruse, ku me pas shefi i marinës u arrestua por më vonë u la i lirë.Ndërkohë Ukraina ka njoftuar se ka në plan të tërheqë trupat nga Krimea.