Arrin në gjashtë numri i të vdekurve në Kinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2014, 12:00
Autoritetet kineze bëjnë se numri gjashtë persona kanë vdekur pas një sherri me thikë mes dy tregëtarëve.Sipas autoriteteve, një shitës u qëllua për vdekje nga policia në qytetin qendror të Kinës, Changsha, pasi ai kishte vrarë me thikë 5 persona të tjerë, përfshirë edhe kolegun e tij.Autoritetet kineze ende janë duke hetuar shkakun e mosmarrëveshjes të së premtes, midis dy tregtarëve kinez.Incidenti vjen më pak se dy javë nga sulmi me thikë në një stacion treni në Kinë, ku sulmuesit vranë 29 persona dhe plagosën mbi 140 të tjerë.Për sulmin e para dy javëve u fajësuan seperatistët e provincës Xinjaing ndërsa sulmi i sotëm nuk duket të jetë i lidhur me seperatizëm apo terrorizëm.