Kerry e Lavrov bisedojnë sot në Londër

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, pritet që sot të takohen në Londër për të biseduar rreth tejkalimit të krizës në Ukrainë.Sekretari amerikan ka paralajmëruar një ditë, se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, do të ndërmarrin hapa shumë serioz në qoftë se mbahet referendumi ashtu siç është planifikuar, referendum gjatë të cilit banorët e gadishullit Krimeja do të pyeten nëse duan bashkim me Rusinë.Një ditë më parë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi për një “katastrofë” në qoftë se Rusia nuk e ndryshon qëndrimin.