Kriza në Ukrainë, SHBA paralajmëron Rusinë: Mos aneksoni Krimenë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë parlajmëruar Rusinë se çdo lëvizje drejt aneksimit të Krimesë do të mbyllte përfundimisht dyert e diplomacisë.Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry i komunikoi homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se Krimea është pjesë përbërëse e Ukrainës dhe se Moska duhet të shmangë çdo provokim ushtarak.Ndërkohë, presidenti Obama është duke diskutuar për krizën në përshkallëzim me liderat botërorë.Paralajmërimi i Uashingtonit vjen një ditë pasi ushtarët rusë qëlluan në ajër, duke detyruar një skuadër vëzhguesish ndërkombëtarë që të ktheheshin mbrapsht nga Krimea.