Avioni i “Malaysia Airlines” mund të ketë tentuar të kthehej pas

Avionët vietnamez të shpëtimit po vijojnë kërkimet për gjetjen e avionit të shoqërisë Malaysia Airlines i cili rezulton I zhdukur që prej ditës së djeshme.BBC thekson se sinjalet e radarit tregojnë se avioni i cili ishte duke fluturuar drejt Kinës mund të ketë tentuar që të kthehej pas.Si rrjedhojë, skuadrat e shpëtimit kanë zgjeruar hapësirën e kërkimit të tyre, duke u përqendruar më në jug.Ndërkohë, duke iu referuar dy pasagjerëve të cilët u ngjitën në bordin e avionit duke përdorur pasaporta të vjedhura kanë filluar të qarkullojnë spekulimet e para për një sulm terrorist.Avioni “MH370” nga Kuala Lumpuri drejt Pekini u zhduk në jug të Vietnamit me 239 persona në bord.