Avioni i zhdukur, dy nga pasagjerët me pasaporta të vjedhura
Ende nuk dihet asgjë për avionin me 239 pasagjerë në bord I cili rezulton I zhdukur që nga dita e djeshme.Zyrtarët thonë se dy pasagjerë në avionin e zhdukur të shoqërisë ajrore Malaysia Airlines po udhëtonin me pasaporta të vjedhura.Dy persona të cilët ndodheshin në listën e pasagjerëve, një nga Italia dhe një nga Austria nuk hipën në avionin me destinacion nga Kuala Lumpuri për në Pekin që u zhduk të shtunën.Dy personat njoftuan se u ishin vjedhur pasaportat në Tajlandë dy vjet më parë. Nuk është e qartë se kush po udhëtonte me pasaportat e tyre. Zyrtarët amerikanë thonë se ende po e trajtojnë zhdukjen e avionit si aksident ajror, por zyrtarët malejzianë thonë se nuk kanë përjashtuar asnjë skenar.Pilotë të ekipeve vjetnameze të shpëtimit thanë se dalluan dy njolla të mëdha nafte pranë brigjeve jug-perëndimore të vendit, megjithëse nuk janë zbuluar pjesë të avionit.Avionë e anije nga Kina, Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë në operacionet e kërkimit.Avioni i shoqërisë ajrore Malaysia Airlines, fluturimi MH370 u zhduk nga radarët afro një orë pasi u nis për në Pekin. Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin kinezë.Faqja e kompanisë në Facebook thotë se pasagjerët ishin nga 14 shtetësi të ndryshme, përfshirë 152 kinezë, 38 malajzianë dhe katër amerikanë.