Moti i keq në Europë, lumi i Londrës në nivel rekord, luftë me përmbytjet
Disa matës në lumin Tamiz në Londër tregojnë nivele rekord të ujërave që vazhdojnë të shtohen. 14 paralajmërime për përmbytje janë dhënë në disa zona përgjatë lumit, në Berkshire dhe Surrey, ndërsa policia thotë se 2500 shtëpi janë në rrezik.Meteorologët thonë se e hëna është dita më e thatë e javës, por gjithsesi lumenjtë sërish do të rrisin nivelin e ujit për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë më herët. Matësit në Tamiz tregojnë nivelin më të lartë të ujëravë që kur ato u instaluan në vitet 80- 90. E ujërat pritet të rriten edhe më shumë. Kjo ka bërë që personeli i forcave të armatosura të angazhohen për mbrojtjen e zonave të populluara përgjatë lumit.Në pjesët me dendësi të madhe të popullsisë, gjatë natës janë ngritur prej ushtrisë mure me thasë rëre prej 60 centimetër si mënyrë për të larguar ujërat që të mos përmbytin shtëpitë.Sipas agjencisë së Mjedisit, Tamizi është një lum i madh dhe përgjigjet ndaj reshjeve për shumë javë edhe pas përfundimti të tyre, për këtë arsye edhe masat janë të larta. Edhe pse parashikimet e motit thonë se nuk do të ketë më reshje shiu të martën e të mërkurën paralajmërimet për përmbytje nuk janë hequr.Dy të tilla janë sidomos urgjente në Somerset, ndërsa priten përmbytje edhe në qytete si Marloë.