Oliver Ivanovic mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit në Prishtinë la në fuqi vendimin e Gjykatës Themore të Mitrovicës duke e lënë në paraburgim  Oliver Ivanoviçin, i ciliakuzohet për krime lufte dhe vrasje të rëndë.Gjykata e Apelit ka deklaruar se ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga hapësira e juridiksionit. Trupi gjykues ka deklaruar se ekziston rreziku konkret i kërcënimit të dëshmitarëve.Më 28 janar 2014, me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), një gjykatës nga Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte urdhëruar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për Ivanoviçin.