EULEX arreston djalin e Ibrahim Rugovës, dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal
Misioni i EULEX ka arrestuar Ukë Rugovën, djalin e presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova, pasi dyshohet për krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrësSipas njoftimeve, atij i është shqiptuar ndalimi prej 48 orësh nën dyshimet për krim të organizuar ndërsa në orët e mëngjesit të mërkurës, forcat EULEX-it kanë bastisur shtëpinë Rugovës."Sot në mëngjes ka filluar një operacion për arrestimin e një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të Krimit të organizuar dhe Mashtrimi' thazëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.Edhe avokati i Rugovës e ka konfirmuar arrestimin dhe sipas tij, kërkesa e prokurorit është që klienti të ndalohet për 48 orë.Subjekti politik që drejton Ukë Rugova, me emrin "Lista Ibrahim Rugova", është pjesë e koalicionit qeverisës që drejtohet nga Hashim Thaçi.