Franca, referendum për anëtarësimin e Turqisë në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2014, 08:15
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se votuesit francezë do të vendosin në referendum për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.Hollande i ka bërë këto komente të hënën në Ankara.Ai ka thënë se Franca do të mbajë referendum nëse Turqia përfundon punën në 35 kapitujt e reformave për anëtarësim në BE.Nuk është e qartë se kur do të mbahet referendumi.Paraardhësi i Hollande, Nicolas Sarkozy, ka kundërshtuar anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE, duke thënë se ajo dallon shumë nga shtetet tjera anëtare.Hollande është bërë udhëheqësi i parë francez që viziton Turqinë në 22 vjet.