Kore e Jugut, izolohen 3 provinca për shkak të gripit të shpendëve

Koreja e Jugut ka vendosur sot një bllokim prej 12 orësh në fermat e shpendëve në tre provinca të vendit për të penguar infektimin nga epidemia e gripit të shpendëve, që ka sjellë deri tani eliminimin e mijëra kafshëve.Që kur epidemia u zbulua, më 16 janar, në një fermë që mbarështonte pata në Gochang, rreth 300 kilometra në jugperëndim të Seulit, ku të paktën 640 mijë shpendë janë vrarë.Virusi H5N8 është identifikuar edhe në 17 ferma të tjera, ndërkohë që 810 mijë kafshë do të eliminohen në ditët në vijim.Autoritetet kanë ndaluar çdo lloj lëvizje për 12 orë për të gjithë punonjësit e këtyre fermave të shpendëve duke përfshirë edhe veterinerët në provincat Gyeonggi, Chungcheong i Jugut dhe Chungcheong i Veriut.