Iran, vajza e ish-presidentit Rafsanxhani dënohet me burg

Vajza e ish-presidentit iranian Akbar Hashemi Rafsanxhani është dënuar me burgim me kusht për përhapje gënjeshtrash rreth autoriteteve, njoftoi avokati i saj agjencinë zyrtare Irna.“Gjykata e dha verdiktin dhe klientja ime u dënua me gjashtë muaj burgim me kusht”, shpjegoi Vahid Abolmoalayee, avokati i Fatemeh Hashemi Rafsanxhani, duke shtuar se parashikonte ta apelonte vendimin.Procesi u zhvillua në gjykatën revolucionare të Teheranit më 18 janar.Sipas mediave, vajza e Rafsanxhanit mendohet të ketë bërë vërejtje rreth vëllezërve Larijani, dy vëllezër të fuqishëm në Iran, në krye të Parlamentit dhe Drejtësisë