Yanukovych i ofron opozitës poste ministrore

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, i ka ofruar postin e kryeministrit udhëheqësit të opozitës, Arseniy Yatsenyuk, ndërsa atë të zëvendëskryeministrit liderit tjetër opozitar, Vitali Klitschko.Ministrja e Drejtësisë, Olena Lukas, e cila ka ndjekur bisedimet e së shtunës midis Yanukovychit dhe tre liderëve kryesorë të opozitës - Yatsenyuk, Klitschko dhe Oleh Tyahnybok - ka thënë pas takimit se nëse Yatsenyuk vendos të pranojë ofertën, qeveria do të japë dorëheqje.burimet thonë se Yanukovych po ashtu është pajtuar që të shqyrtojë disa ndryshime në kushtetutë.Liderët e opozitës, deri më tani, nuk e kanë komentuar ofertën.Ukraina është zhytur në protesta antiqeveritare qysh në muajin nëntor. Këtë javë janë regjistruar edhe viktimat e para.