Egjipti, tre vjet pas ‘pranverës’, vendi nuk ka gjetur ende stabilitet dhe siguri

Egjipti sot përkujton 3 vjetorin e nisjes së Pranverës Arabe mes protestave masive dhe sulmeve të vazhdueshme të përgjakshme që çdo ditë shkaktojnë të vdekur e dhjetëra të plagosur. Tre vjet më parë miliona egjiptianë filluan protesta të dhunshme kundërPresidentit të atëhershëm Hosni Mubarak lideri për plot 30 vjet i Egjiptit, i cili u rrëzua nga pushteti nga mbështetës të Ogranizatës Vëllazëria Muslimane që mundësuan zgjedhjen e parë të një Presidenti në mënyrë demokratike me zgjedhje të lira.Presidenti i zgjedhur Muhamed Morsi pak muaj pas zgjedhjes si President u përball me protesta antiqeveritare, me po atë intensitet si ato kundër Mubarak. Morsi u akuzua për vrasje të protestueve të pafajshëm dhe përkrahje të Organizatës Vëllazëria Muslimane të cilën ai e drejtonte, duke rritur pakënaqësinë e egjiptianëve ndaj udhëheqjes së tij.Forca kundërshtuese e protestueve egjiptianë arriti ta rrëzonte Morsin nga pushteti në verën e vitit 2013 dhe në krye të qeverisë së përkohshme erdhi Gjenerali El Sisi, aktualisht në krye të qeverisë. Gjenerali qe prej rrëzimit të Morsit nga pushteti ka arritur të mbajë pushtetin dhe të shpallë Vëllazërinë Muslimane një organizatë të jashtëligjshme dhe terroriste në Egjipt, duke e akuzuar atë për sulme dhe atentate të vazhdueshme në shtetin egjiptian.Vetëm në ditët e fundit, Ministria e Brendshme ka raportuar arrestimin e 111 personave, kryesisht mbështetës së Vëllazërisë Muslimane, të cilët kanë ndërmarrë një seri sulmesh në qytete të ndryshme të vendit me qëllim rritjen e tensioneve dhe trazirave në vend në një kohë që vendi po përgatitej për përkujtimin e pranverës arabe të tre vjetëve të shkuara.Zyrtarë të lartë të Egjiptit u bëjnë thirrje qytetarëve të dalin në ceremonitë që do të mbahen për këtë përkujtimore dhe të mos kenë frikë nga sulmet e grupeve terroriste të lidhura me Al Kaedën. Revolucioni i egjiptianëve për demokraci ka shkaktuar deri tani mijëra të vdekur në vend.