Zgjedhjet presidenciale në Egjipt, Al-Sisi merr mbështetjen e liderëve ushtarakë

Udhëheqësit ushtarakë egjiptianë i dhanë mbështetjen gjeneralit Abdul Fattah al-Sisi për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale që pritet të zhvillohen në muajin prill.Al-Sisi udhëhoqi lëvizjen ushtarake që më 3 korrik rrëzoi nga posti i presidentit, Mohamed Morsin, presidentin e parë të dalë nga zgjedhje realitivisht të lira në Egjipt pas rrëzimit të Hosni Mubarak.Gjenerali i pritet që të pranojë ofertën për të kandiduar në zgjedhje në emër të Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura dhe të japë dorëheqjen nga të gjitha postet dhe detyrat ushtarake brenda pak ditësh.Al-Sisi është mjaft popullor në vend. Nëse kandidon ai shihet si favorit për të fituar zgjedhjet, pasi shumë egjiptianë e shohin atë si të vetmin person në gjendje që të nxjerrë vendin nga kriza politike dhe sociale që është përfshirë që pas revolucionit që rrëzoi Mubarakun.Megjithatë, të tjerë i frikësohen rikthimit të autoritarizmit të shembur njëherë me revoltat popullore të 2011.