SHBA, të shtëna armësh në një qendër tregtare, viktima
Të paktën tre persona janë vrarë në një seri të shtënash në një qendër tregtare në Merilend të Shteteve të Bashkuara. Një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë dy persona e ndërsa më pas ka vrarë dhe veten. Sipas policisë autori i sulmit është gjetur pranë një arme dhe një sasie municioni.Policia tha se motivi i sulmit ishte ende i paqartë. Ndërkohë pesë persona të tjerë janë plagosur nga plumbat.Shefi i Policisë Bill McMahon tha se policët kishin shqetësime se autori i sulmit mund të kishte me vete një sasi eksplozivi që nëse shpërthente do të kishte qënë fatale për numrin e viktimave.Por ende nuk janë dhënë shumë detaje për ngjarjen. Qendra me rreth 200 dyqane vetëm 45 minuta larg Washington DC është një destinacion për shumë qytetarë, përfshirë këtu familje, fëmijë e të rinj, pasi ka edhe një kënd lojrash.