Francë, protesta kundër presidentit Hollande
Dhjetra mijëra njerëz kanë zbritur në sheshet e Parisit pwr tw protestuar kundër presidentit Fransua Hollonde.Në atë që është konsideruar si dita e zemërimit, manifestuesit, 17 mijë sipas policisë, ndërsa 160 mijë sipas organizatorëve kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit francez.Që nga ligji për lejimin e martesave mes homoseksualëve dhe deri tek rritja e taksave, manifestuesit nuk dëshirojnë më politikat e presidentit socialist.Protestuesit u përleshën më policinë duke hedhur shishe, fishekzjarre e ndërsa kjo e fundit u kundër përgjigj me gaz lotsjellës. Policia tha se 150 persona janë arrestuar e ndërsa 12 policë janë plagosur.Sondazhet e fundit vlerësojnë se presidenti Hollande është një nga presidentët me më pak popullaritet në dekadën e fundit në Francë. Vetëm një ditë më parë ai lajmëroi publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij.