H7N9 në Kinë, shtohen rastet e të infektuarve nga virusi
Nje rishfaqje rastesh e perhapjes se virusit te shpendeve eshte raportuar ne Kine gjate muajit janar te ketij viti. Vetëm rreth 10 individe rezultonin te infektuar me virusin H7N9 qe ne Qershor te 2013-es, por punonjesit e shendetesise kane raportuar 73 raste deri keto ditet e fundit.Studiuesit e virusit, thone se stina e dimrit dhe pergatitjet per Vitin e Ri Kinez, mund te çojne ne rritjen e perhapjes. Organizata Boterore e Shendetit, beri thirrje per te qene te kujdeseshem, duke thene se virusi ka mundesi te qendroje verdalle per disa kohe.Virusi H7N9, kaloi nga infektimi i pulave qe mbareshtoheshin nga njerezit, tek infektimi i vete ketyre te fundit ne mars 2013, duke shkaktuar 126 raste dhe 24 vdekje . Virusi arriti te ndalohej ne saje te masave te marra.Por tamam kur rastet e shfaqjes se tij ishin minimizuar, janari i 2014 i çoi rastet ne 219, perfshi 55 vdekje. Lajmi i mire eshte qe nuk ka pasur perhapje mes njerezve, perveç rreth dy rasteve te cilat ishin mes njerezve te nje familje.