Vlorë, auditi social, Stasa: Duhet të rishikohet ligji
26 njesi vendore ne qarkun e Vlores i jane nenshtruar kontrolleve nga zyra rajonale e sherbimit social shteteror lidhur mbi abuzimet e mundshme qe mund te jene kryer ne listat e perkrahjes sociale.Nga ana e Drejtoreshes se ketij sherbimi, Ines Stasa, kjo eshte konsideruar nje sfide pasi ne shume njesi vendore, punonjesit e administrates nuk kane qene te informuar plotesisht mbi legjislacionin ne fuqi.Aktualisht grupi i punes qe po kryen verifikimet eshte ne fazen e pare te kontrolleve dhe po perpilon te gjitha dosjet, ku per rastet qe do te hasen abuzime, nuk do te mungoje ndjekja penale.Kerkesat e familjeve ne nevoje per te patur sherbimin e ndihmes sociale ne qarkun e Vlores jane te shumta, ndaj kerkohet edhe nje here rishikim i ligjit, i cili mund te beje te mundur perfshirjen e me shume familjeve ne kete skeme, te cilat do te verifikohen me pare ne menyre te imtesishme.