Heqja e Fusnotës, BE: Jo ndryshime të marrëveshjeve

Zëdhënësja e përfaqësueses së larët për Politikë të Jashtme të BE-së, Maja Kocijançiç, ka deklaruar se asnjëra nga palë negociuese në dialogun teknik Kosovë- Serbi nuk mund të ndryshojë njëanshëm marrëveshjet tashmë të arritura në Bruksel, raportojnë mediat serbe.Keshtu ajo iu përgjigj shkrimeve të disa medieve serbe që shkruan se qeveria serbe po shqyrton modelin që do t`i mundësonte Beogradit për të marrë pjesë në tubimet rajonale ku Kosova do të prezantohej pa fusnotë.Sipas gazetës serbe “Danas”, sekretari gjeneral i Qeverisë serbe, Veljko Odalloviç ka thënë se një propozim i tillë nuk është paraqitur në qeveri.Kurse, shefi i deritashëm i ekipit qeveritar serb për dialog me Prishtinën, Borisllav Stefanoviç ka thënë se heqja e fusnotës nga emërtimi i Kosovës nëpër takimet rajonale do të thoshte se pushteti i ri serb po e realizon në vepër atë që ia ka premtuar Perëndimit.Stefanoviç po ashtu ka theksuar se regjimi i ri do të nxjerrë vendim të ri në Kuvend me të cilin do të mundësohet pjesëmarrja e delegacionit të Beogradit nëpër takime rajonale.