Zjarr në një azil në Kanada, 5 të vdekur dhe 31 të zhdukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2014, 07:15
Pesë persona kanë vdekur ndërsa 31 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi zjarri përfshiu një azil për të moshuarit në Quebec të Kanadasë.Zjarri u raportua fillimisht rreth 00:30 me orën lokale (06:00), 225 km në lindje të qytetit të Quebec-ut.Ekipet e shpëtimit mundën të shpëtonin rreth 20 nga 50 apo 60 të moshuarit në azil, 3 prej të cilëve janë të plagosur.Zyrtarët thanë se shpresojnë që të paktën disa prej të zhdukurve, të kenë mundur të jenë larguar për në familjet e tyre.