Parada e fustaneve në “Golden Globes”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2014, 14:05
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Gloden Globes” përveç emocioneve solli edhe paradën e fustaneve shumëngjyrëshe.Parakalimi i yjeve në tapetin e kuq nuk nisi dhe aq mirë për shkak të një problemi me ujërat e zeza. Ujërat e zeza pushtuan tapetin e kuq por zjarrëfikësit e Beverly bënë të mundur zgjidhjen e problemit brenda 15 minutash.Dhe kështu aktoret Julia Roberts, Amy Adams, Amber Heard, Jennifer Lawrence, Cate Blanchet, Mila Kunis, Olivia Wilde, Reese Witherspoon dhe Jessica Chastain patën mundësi të parakalonin me fustanet e tyre shumëngjyrëshe pa u lagur.









