“American Hustle” fiton Golden Globe

“American Hustle” ishte filmi fitues i 3 çmimeve në ceremoninë e Golden Globe Awards 2014 në edicionin e tij të 71-të.“12 Years a Slave” mori çmimi më të madh të mbrëmjes, si filmi më i mirë dramë. Me regji të Steve McQueen ky ishte çmimi i vetëm që mori ky film edhe pse kishte plot 7 nominime.Çmimin e aktores më të mirë e ka marrë Amy Adams ndërsa Matthew McConaughey fitoi çmimin e aktorit më të mirë në fimin Dallas Buyers Club.Aktori Mc Conaughey tha se çmimi ishte i papritur, por me mirësjellje i pranuar.Këtë vit janë ndarë pa çmime shumë emra të njohur si McQueen, Chiwetel Ejiofor, Michael Fassbender dhe Lupita Nyong'o.