Torta "surprizë" që lë shije të keqe
Kjo është supriza më e pakëndshme që mund të marrë ndonjë vajzë në fejesën e saj.Micaela Harris nga Zelanda e Re kishte porositur një tortë për fejesë që duhej t`i mbetej përherë në kujtesë dhe kështu ndodhi por kjo jo për mirë. Në vend të tortës së mrekullueshme me çokollatë që ajo priste i erdhi një tortë në formën e jashtëqitjes.Kjo ndodhi pasi pastiçerja që kishte bërë tortën ishte inatosur me motrën e saj pasi ajo nuk kishte specifikuar formën e tortës por vetëm kishte thënë “e dua me çokollatë”Dhe kështu pastiçerja Emma McDonald e inatosur me të vendosi që tortën me çokollatë ta çonte në formën e jashtëqitjes duke i vendosur edhe një flamur të bardhë me një mbishkrim.
Në një intervist për “Herald on Sunday” pastiçerja është shprehur se nuk pendohet fare për atë që ka bërë pasi ajo e meritonte.