Vrasja e ish-Miss Venezuelës, ende anjë i arrestuar
Policia në Venezuelë nuk ka ende një autor për vrasjen e aktores Monica Spear dhe bashkëshortit të saj.Por ministri i brendshëm i Venezuelës ka deklaruar se tashmë hetuesit janë afër identifikimit të vrasësve.Ish-miss Venezuela, u vra së bashku me bashkëshortin e saj, në atë që dyshohet ishte një tentativë grabitje e shkuar keq.
Vajza 5-vjeçare e çiftit, e cila po udhëtonte në automjet kur grabitësit qëlluan me breshëri automatiku, gjithashtu ka marrë disa plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë në një spital.
Ngjarja ndodhi të martën në një superstradë që lidh Valencian me Puerto Caballon.Besohet se grabitësit tentuan të ndalonin automjetin, por kur bashkëshorti i ish-missit vendosi të mos i bindej urdhërave të tyre, ata qëlluan me armë automatike mbi automjet, përpara se të largoheshin me shpejtësi.
Spear ishte një prej figurave më popullore në Venezuelë, pasi ishte zgjedhur miss në vitin 2004 dhe më pas aktore në disa telenovela, të transmetuara në shumë vende të botës.