Ban Ki-moon, kritika Izraelit për planet për ndërtim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka dënuar planet izraelite për ndërtimin e 1400 shtëpive të reja në vendbanimet hebreje, në territoret në Bregun Perëndimor dhe në pjesën lindore të Jerusalemit.Ban Ki-moon tha se “një akvititet i tillë nuk është vetëm ilegal, por edhe pengesë për paqe”.Ky aksion i Izraelit u shpall vetëm disa ditë pas vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, i cili në misionin diplomatik në rajon ka kërkuar nga të dy palët të pajtohen për kornizën për marrëveshjen e paqes.Shpallja e ndërtimit të vendbanimeve të reja ishte pritur pasi Izraeli i liroi 26 persona, që për një kohë të gjatë vuanin dënime të gjata në burgjet izraelite, në fund të muajit dhjetor, që ishte pjesë e marrëveshjes së verës së vitit të kaluar, kur vazhduan bisedimet paqësore izraelito-palestineze.Një zëdhënës i presidentit të Autoritetetit palestinez, Mahmoud Abbas, i ka dënuar planet izraelite për ndërtim të ri, duke thënë se ato i shkatërrojnë “përpjekjet amerikane, që synojnë krijimin e binarëve të paqes dhe zgjidhje me dy shtete”.