Pas 8 vitesh në koma, ndërron jetë ish-kryeministri i Izraelit Ariel Sharon

Ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare Ariel Sharon, njëri prej kryeministrave më të suksesshëm të Izraelit.Sharon vdiq në Qendrën Mjekësore Sheba në afërsi të Tel Avivit, ku ishte i shtruar. Që prej 2006-ës ai ndodhej në gjendje kome. Mjekët që përkujdeseshin për të paralajmëruan së fundmi se shëndeti i ish-kryeministrit ishte përkeqësuar ndjeshëm.Ariel Sharon ishte kryeministri i 11 i Izraelit. Një veteran i dhjetra betejave në radhët e ushtrisë izraelite, ku madje edhe është plagosur rëndë, ai ndërtoi figurën e një lideri karizmatik dhe ngjiti shkallët e politikës gradualisht deri kur më 7 mars të vitit 2001 erdhi në pushtet ku qëndroi deri më 4 janar të 2006-ës kur u godit nga sëmundja dhe ra ën koma.Një partizan i pajtimit dhe shuarjes së konflikteve në Lindjen e Mesme, pak muaj para rënies në koma, ai u shkëput nga partia Likud dhe formoi Kadiman pas kritikave të ashpra që mori për qëndrimin e zbutur ndaj palestinezëve dhe sidomos për tërheqjen nga ndërtimet kolone në Bregun Perëndimor.Sëmundjen e tij mjekët ia faturuan shëndetit të tepërt. Që prej 1980 ai vuante nga obeziteti, madje edhe bënte shaka me të sa në një rast në një deklaratë publike tha: “Unë e dua jetën, por më shumë dua ushqimin”.