India “merr hak” ndaj SHBA-së, "non grata" diplomati amerikan

India kërkoi largimin e një prej zyrtarëve të lartë të Ambasadës Amerikane në Nju Delhit, në një shenjë reciprociteti ndaj largimit të një diplomateje indiane nga SHBA.Sipas mediave amerikane, India nuk ka përcaktuar se cili është diplomati amerikan i shpallur i padëshiruar, por i ka kërkuar SHBA-së që të kthejë në shtëpi një përfaqësues me gradë të barazvlefshme me Khobragaden, e cila kryente në Uashington funksionin e zëvendëskonsulles së përgjithshme.Ky hap pason arrestimin e një zyrtareje konsullore të Indisë në Nju Jork, nën akuzat për mashtrim me viza.Agjencitë citojnë një zyrtar të qeverisë të ketë thënë se India ka arsye për të besuar se diplomati amerikan ka qenë i përfshirë në rastin që lidhet me Devyani Khobragade.Kjo e fundit ka arritur të premten në Nju Delhi, pasi është liruar për shkak të imunitetit diplomatik.Arrestimi i saj muajin e kaluar ka shkaktuar zemërim në Indi, pasi është zbuluar se asaj i është vënë rripi i kontrollit dhe se është vënë në qeli me të pandehur të tjerë.Khobragade ka paguar lirimin me kusht për 250.000 dollarë.