NYT dhe Guardian: Të falet Snowdeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2014, 09:00
Gazetat "New York Times" dhe Guardian kanë kërkuar nga autoritetet amerikane që të falin Edward Snowdenin.Të përditshmet amerikane dhe britanike, të cilat kanë publikuar informacione të inteligjencës së SHBA-së, të cilat kanë rrjedhur nga Snowden, kanë thënë se ai duhet të lavdërohet dhe jo të dënohet për zbulimet e tij.“Marrë parasysh vlerën e madhe të informacionit që ai ka zbuluar dhe abuzimet që u është ekspozuar, Snowden meriton më mirë se një jetë në mërgim të përhershëm”, ka shkruar NYT.Snowden, ish-kontraktor i Agjencisë për Siguri Kombëtare të SHBA-së, aktualisht ndodhet në Rusi.Ai përballet me akuzat për spiunazh në SHBA për shkak të zbulimit të dokumenteve që zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar si të dëmshëm.