Kerry në Lindjen e Mesme, tentativë për të vendosur paqen mes Izraelit dhe Palestinës

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, po udhëton në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të arritur një “kornizë” për marrëveshjen përfundimtare të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.Ai shpreson të sigurojë konsensus për çështjet kryesore, kësisoj mund të bëhet progres për nënshkrimin e një traktati në muajin Prill.Çështjet, që do të trajtohen, janë: siguria, kufijtë, Jeruzalemi dhe refugjatët palestinezë. Pak progres është shënuar në bisedimet e drejtpërdrejta, që nisën në Korrik, pas një periudhe bllokimi prej tri vjetësh.Zyrtarë të Departamentit të Shtetit thanë se Kerry nuk pret arritje të mëdha gjatë vizitës së tij, por ai do të shtyjë palët të bien dakord për dokumentin, sa më shpejt të jetë e mundur.Ndërkaq para nisjes së Kerry për në rajon, presidenti i Palestinës Mahmud Abbas tha se pala palestineze mund të ndërmerr veprime diplomatike dhe ligjore kundër ndërtimeve që po bënë Izraeli.Abbas porositi nga Ramallahu se ndërtimet e kolonive tregojnë “mungesën e seriozitetit të palës izraelite në negociata” dhe ka kërcënuar se do nxjerr nga binarët përpjepjet për të arritur një marrëveshjes paqësore mes dy shteteve.Tel Avivi zyrtar ka lajmëruar se do të ndërtojë mijëra ndërtesa të reja për izraelitët në brendësi të territorit palestinez në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor.