“Çlirohen” 52 pasagjerët në Antraktidë, anija ruse e bllokuar që për Krishtlindje
52 pasagjerët e anijes kërkuese ruse “Akademik Shokalskiy” janë evakuuar në një akullthyese australiane, pasi u transportuan në grupe me ndihmën e helikopterit të akullthyeses kineze “Sje Long”, e cila kishte tentuar më parë të evakuonte pasagjerët e bllokuar në anije.“Akademik Shokalskiy”, e cila kishte marrë një udhëtim kërkimor në ujërat e Antarktidës, u bllokua gjatë Krishtlindjeve nga masa të mëdha akulli dhe menjëherë kërkoi ndihmë për evakuimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.Disa akullthyese tentuan të merrnin përsipër operacionin e shpëtimit, por në sajë të kushteve të këqija atmosferike me erëra tepër të forta, operacioni u krye me sukses vetëm pas gati 10 ditësh që anija ruse kishte mbetur e bllokuar.Ndërkohë që 52 pasagjerët gjenden në bordin e akullthyeses australiane” Aurora Australis”, të 22 anëtarët e ekuipazhit të anijes ruse nuk kanë pranuar të largohen nga anija derisa të bëhet i mundur zhbllokimi i saj nga ujërat e Antarktidës dhe kthimi në lundrim.Shkencëtarët që gjendeshin në bordin e anijes ruse edhe pse kanë mbetur të bllokuar, ata kanë vazhduar kërkimin e tyre shkencor duke matur temperaturën e mjedisit apo nivelin e kripës me qëllim nxjerrjen e shkaqeve se pse akujt e Antarktidës po shkrijnë në një kohë shumë të shkurtër.