Assange me pneumoni, Ekuadori akuzon Britaninë

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, i cili është strehuar prej disa muajsh në ambasadën e Ekuadorit në Londër, vuan prej një infeksioni polmonar, që rrezikon t’i përkeqësohet për shkak të refuzimit britanik, për t’i ofruar atij një mjedis të sigurt e të shëndetshëm.Denoncimi vjen nga diplomatët ekuadorianë, madje me tone të ashpra.“Assange ka një infeksion kronik në mushkëri, që mund t’i përkeqësohet në çdo moment”, ka konfirmuar ambasadorja ekuadoriane në Britaninë e Madhe, Ana Alban.