Obama e Romney, takohen në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së Barack Obama do të takohet sot me kandidatin për president Mitt Romney.Takimi i sotëm do të jetë i pari, që kur Obama mposhti Romney-n në zgjedhjet e 6 nëntorit.Pas mësimit të rezultatit të zgjedhjeve, Obama premtoi se do të takohej me ish-guvernatorin e Massachusetts, për të biseduar se si “ta çojë vendin përpara”. Të dy ata patën një fushatë të ashpër elektorale, teksa thuhet se raportet mes tyre janë në nivele minimale.Përgjatë 3 debateve presidenciale, Obama dhe Romney ndërprenë njëri-tjetrin shpesh herë, duke u ndalur në mënyrë të prerë te politikat dhe parimet. jithsesi, ata do të takohet së bashku në dhomën private të ngrënies, në Shtëpinë e Bardhë.Takimi vjen në një kohë kur Obama dhe demokratët po negociojnë me kongresmenët republikanë në lidhje me implementimin e “shkëmbit fiskal”, një kombinim mes rritjes së taksave dhe shkurtimit të shpenzimeve, që pritet të zbatohet më 1 janar.Masat janë vënë pjesërisht në zbatim, në kuadër të marrëveshjeve të 2011-s për të ulur defiçitin buxhetor, por gjithashtu përfshijnë edhe fundin e epokës së Bushit, kur u shkurtuan taksat për të gjithë amerikanët.