Kriza në Egjipt, Asambleja nxiton për Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese në Egjipt mund të vendosë të dielën, nëse do të shpërbëjë Asamblenë.Drejtësia e Egjiptit po mban një qëndrim të largët me presidentin Mohammed Mursi dhe mbështetësit e tij islamistë, pasi ai lëshoi javën e kaluar një dekret, që i jepte atij fuqi të reja.Dekreti nxiti protesta masive në të gjithë vendin, të cilat vazhduan edhe përgjatë së mërkurës.Zyrtarë të Asamblesë Kushtetuese thanë se ishin drejt përfundimit të draft-kushtetutës, edhe pse Mursi ka shtyrë afatin për të përfunduar punën, deri në shkurt.Votimi pritet gjatë të enjtes, sipas raporteve në media.Korrespondenti i BBC-së në Kairo tha se hartimi i një Kushtetute në këto rrethana, mund të ishte një lëvizje tejet provokuese.Anëtari i opozitës dhe ish-shefi i Ligës Arabe, Amr Moussa, tha për Reuters: “Ky veprim është absurd dhe nuk duhet të ndërmerret, duke patur parasysh sfondin e zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj Asamblesë aktuale Kushtetuese”.