Khodorkovsky, ribashkohet me familjen
Mikhail Khodorkovsky, është ribashkuar me familjen e tij në Berlin, pas lirimit nga burgu. Ai ka kaluar më shumë se 10 vjet në burg dhe falja nga presidenti Vladimir Putin, ishte e papritur.Djali i tij, Pavel, u ka thënë gazetarëve në Gjermani, se janë të lumtur që u ribashkuan pas një dekade.“Jam i kënaqur që jam sot në Gjermani sepse babai im është i lirë. Familja ime më në fund është e lirë dhe ne jemi shumë, shumë të lumtur që jemi së bashku pas më shumë se 10 vjetësh ndarje”, ka thënë ai.Lajmi për faljen e Khodorkovsky dhe largimin e tij në Gjermani, është pritur në mënyra të ndryshme nga rusët.“Ku të shkoj tjetër? Nuk ka më vend për të në Rusi dhe ai nuk do të mund të jetoj një jetë normale”, thotë një banor i Moskës.Shumë njerëz besojnë se vendimi i Putin, për të falur ish oligarkun është një shenjë se ai po e kupton pozicionin e tij si President i Rusisë.Ish kryeministri i Rusisë, Mikhail Kaysyanov thotë se Khodorkovsk, është i ri dhe mund të ketë ende ndikim në Rusi.“Në regjimin e Putin Khodorkovsk, nuk do të kandidoj në zgjedhje, por kush e di çka ndodh në të ardhmen, sepse ai ende është i ri, ka vetëm 50 vjet”, ka thënë ai.Lirimi i tij, nga shumica besohet se erdhi si rezultat i kritikave të vazhdueshme kundër Rusisë dhe Putinit, lidhur me të drejtat e njeriut, që qoj në bojkotimin e Lojërave Olimpike në Sochi, nga shumë liderë botëror.