Londër, shkon në 88 numri i të plagosurve nga shembja e tavanit të teatrit

Autoritetet britanike kanë deklaruar se numri i të plagosurve nga shembja e një pjese tavani në një teatër në Londër ka shkuar  në 88 persona, shtatë prej tyre rëndë.Policia theksoi se 81 persona ishin mjekuar për plagë të lehta dhe shtatë ishin dërguar në spital pas incidentit në Teatrin Apollo. Sipas autoriteteve, deri tani nuk ka pasur viktima.Incidenti ndodhi në Teatrin Apollo mbrëmë, gjatë shfaqjes teatrale The Curious Incident of the Dog in the Night-Time.Punonjësit e ekipeve të shpëtimit që arritën në skenë thanë se personat e bllokuar nën auditorin me 775 vende ishin nxjerrë.Dëshmitarët thanë se një pjesë e tavanit ra gjatë shfaqjes, duke bërë që spektatorët të dilnin të frikësuar pasi e kuptuan se nuk bëhej fjalë për një incident që ishte pjesë e skenarit të shfaqjes.Policia tha se shkaku i shembjes nuk ishte i qartë, por nuk kishte shenja se është shkaktuar nga ndonjë akt i qëllimtë apo sulm.