Shembet çatia e teatrit 'Apollo' në Londër, raportohet për 65 të plagosur

Teatri “Apollo” në qendër të Londrës është përshirë nga një kolaps mbrëmjen e sotme pas shembejs aksidentale të çatisë gjatë shfaqes. Mediat lokale raportojnë për më shumë se 65 të plagosur,ndërkohë që policia konfirmon dhe viktima.Mësohet se teatri ishte i mbushur plot në momentin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, nën gërmadha ndodhen shumë spektatorë, të cilët po ndiqnin shfaqjen "Curious Incident of the Dog".Dëshmitarët thonë se përpara ngjarjes kanë dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më pas kanë parë çatinë tu shembej mbi kokë.Forca të shumta policore dhe 8 makina zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.