SHBA, rekomandime për kufizime në programet e përgjimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2013, 08:00
Një komision i pavarur analizues i ka rekomanduar administratës Obama të bëjë ndryshime të gjera në programet qeveritare të përgjimit.Raporti me 46 rekomandime specifike u publikua dje pasi Presidenti Obama u takua me anëtarët e komisionit.Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se presidenti dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare do ta studiojnë dokumentin dhe do të vendosin cilat rekomandime të zbatojnë.Raporti thekson nevojën për të kufizuar mbledhjen e tabulateve telefonike dhe të dhënave të internetit, si dhe për reforma në Agjencinë për Sigurinë Kombëtare.Zbulimi i programeve të përgjimit nga ish-kontraktori i agjencisë Edward Snowden u pasua me shqetësim të gjerë publik për programet qeveritare të përgjimit.