Putin fal ish-bosin e burgosur të naftës, Mikhail Khodorkovsky
Presidenti rus Vadimir Putin thotë se do të nënshkruajë së shpejti një dekret për faljen e manjatit të naftës, Mikhail Khodorkovsky, kritik i njohur i Kremlinit, që ka mbi 10 vjet që ndodhet në burg.Zoti Putin u tha sot gazetarëve se kohët e fundit Khodorkovsky kishte kërkuar të falej për arsye humanitare, pasi e ëma ishte e sëmurë.Avokati i zotit Khordokovsky mohon që klienti i tij të ketë kërkuar të falet, por shtoi se presidenti rus mund ta falë me inciativën e tij.Khodorkovsky u arrestua në vitin 2003 dhe ai ka 11 vjet që po kryen dënimin me burg, i akuzuar për mashtrime, evasion fiskal dhe pastrim parash.Dje Duma ruse miratoi një ligj për amnestinë, në bazë të të cilit do të lirohen nga burgu dy anëtaret e grupit muzikor Pussy Riot, si dhe do të falen 30 anëtarë të ekuipazhi të anijes Greenpeace, të akuzuar për pirateri për një protestë që zhvilluan në muajin shtator në një platformë nafte ruse në oqeanin Arktik.Gazetarët pyetën Putin edhe për Edward Snowden, ish-agjentin e NSA, i cili siguroi azil në Rusi këtë vit. Putin përsëriti edhe një herë rregullat e azilit, duke thënë se Snoëden nuk mund të vazhdonte të publikonte informacione nga programi i përgjimit Amerikan.Presidenti rus mbrojti edhe një program përgjimi elektronik, i cili ka alarmuar amerikanët, duke thënë se nuk ishte ‘një çështje për tu gëzuar, por as edhe për të patur keqardhje'. Luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, por duhen disa rregullime, shtoi ai.Komentet erdhën një ditë pasi një panel ekspertësh i drejtuan një listë me 46 rekomandime presidentit të SHBA-së, Barack Obama, të cilat kishin të bënin me programin e dyshimtë të përgjimit dhe mbrojtjen e të drejtës së privatësisë të aleatëve të SHBA-së.Para gazetarëve Putin shpjegoi edhe rolin e Moskës në marrëdhëniet aktuale me Ukrainën. Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia po i jep ndihmë financiare Ukrainës si rezultat i “dashurisë vëllazërore” dhe jo për përfitime politike apo për ta larguar Ukrainën nga nënshkrimi i një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian.“Shpesh ne përdorim kombimin e fjalëve si “shteti vëlla” apo “komb vëlla”. Sot ne shohim që Ukraina është në një situatë të vështirë ekonomike, sociale dhe politike. Kjo erdhi si rezultat i shkaqeve dhe arsyeve të ndryshme. Dhe nëse e kemi me të vërtetë se është një “komb vëlla” dhe “shtet vëlla”, atëherë ne duhet të veprojmë si njerëz të afërm dhe mbështesim popullin urainas në këtë situatë të vështirë.”