Korea e Veriut, shënohet përvjetori i 2 i Jong-il

Korea e Veriut shënon përvjetorin e dytë të vdekjes së liderit Kim Jong-il, disa ditë pas ekzekutimit dramatik të një prej zyrtarëve më të lartë të vendit, njëkohësisht edhe ungji i Kim Jong-un, kreut aktual të vendit.Pamjet nga Penjani tregojnë radhë të gjata prej mijëra zyrtarësh në një ceremoni përkujtimore të Kim. Djali i tij, Jong-un, mori drejtimin e vendit pas vdekjes së tij në vitin 2011.This picture taken by North Korea's KCNA on 16 December 2013 shows people offering flower bouquets before the statues of late North Korean leaders Kim Il-sung and Kim Jong-il to mark the second anniversary of Kim Jong-il's deathJavën e kaluar, ai urdhëroi ekzekutimin e Chang Song-thaek, xhaxhait të tij dhe një figure tepër të fuqishme, që shihej nga vëzhguesit e jashtëm si lideri i fshehur i vendit.Chang u akuzua për disa krime, siç njofton media shtetërore, përfshi edhe krijimin e një baze të fuqishme për të rrëzuar pushtetin aktual.North Koreans walk near the statues of Kim Il-sung and Kim Jong-ilTë hënën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e përshkroi ekzekutimin e tij si “jashtëzakonisht dramatike dhe surprizuese”. Ai nxiti vendet e rajonit që, “ndërkohë që mbeten vigjilent dhe të kujdesshëm ndaj zhvillimeve të fundit të situatës, të mos marrin asnjë veprim të pamatur”.In this image taken from video, North Korean military officials attend an event to mark the second anniversary of the death of former leader Kim Jong-il in Pyongyang on 17 December 2013Kim Jong-il, i cili drejtoi vendin për afro 2 dekada, ndërroi jetë në 17 dhjetor 2011. Të martën, djali i tij i tretë dhe pasardhësi i zgjedhur, Kim Jong-un, morën pjesë në një ceremoni përkujtimore të babait të tyre, siç tregojnë edhe pamjet televizive shtetërore.Members of North Korean Defectors Association burn a picture of Kim Jong-un in Seoul, South KoreaBesohet gjerësisht se Chang, i cili u martua me motrën e madhe të Kim Jong-il, ishte tepër influencues në prapaskenë, si dhe këshilltari kyç i Kim Jong-un.Humbja e papritur e përkrahjes dhe ekzekutimi mizor dhe i shpejtë kanë shkaktuar tensione e frikë për destabilizim në Korenë e Veriut, duke detyruar presidentin e Koresë së Jugut, të hënën, të mbante një takim me zyrtarët më të lartë të sigurisë, duke paralajmëruar “provokime” të mundshme nga Korea e Veritut menjëherë pas ekzekutimit.